spot_img

Tronditet Mitrovica: Brenda 8 minutash gjenden 2 persona të vdekur në rrugë

spot_img
spot_img
spot_img

Dy persona janë gjetur të vdekur në një interval kohor prej vetëm tetë minutash, gjithmonë në vende të ndara.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për lajmi.net.

Ai tregoi se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.

Hetuesit janë duke vazhduar me detyrat e parapara, kurse trupat e të dy të ndjerëve tashmë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’ua kryer obduksionin.

“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20,  është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA