Çikatova e Vjetër, Dobroshevci dhe Godanci pritën kandidatët e PDK-së për të folur rreth vizionit për të ardhmen e vendit, një javë para ditës së zgjedhjeve.
“Mbështetja juaj për mua si kandidat me numrin 59 dhe për PDK-në nuk është thjesht politike, është një besëlidhje për të ardhmen. Është mesazh i qartë se këto fshatra nuk dorëzohen, nuk heshtin dhe nuk e humbin drejtimin.”, ka shkruar Prof.ass.Dr Bashkim Gllareva, përcjell DrenicaSot.
Postimi i plotë:
Sonte Çikatova e Vjetër, Dobroshefci dhe Godanci folën me një zë.
Një zë besimi, dinjiteti dhe shprese.
Mbështetja juaj për mua si kandidat me numrin 59 dhe për PDK-në nuk është thjesht politike, është një besëlidhje për të ardhmen. Është mesazh i qartë se këto fshatra nuk dorëzohen, nuk heshtin dhe nuk e humbin drejtimin.
Në sytë tuaj pashë forcën e njerëzve që kanë qëndruar gjithmonë drejt.
Në duart tuaja ndjeva përgjegjësinë për të mos ju zhgënjyer kurrë.
Kjo rrugë po ecet Bashkë. Përpara. me kokën lart drejt fitores.
#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59






