Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte (24.02.2026) në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, bëri të ditur se të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njësitë policore po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut.





