Trajneri Nexhmedin Bala ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, duke u pajisur me Licencën UEFA A, një hap madhor në zhvillimin dhe avancimin e tij si trajner.
“Ky është një moment me shumë domethënie për mua. Një motiv i madh për të vazhduar përpara me më shumë pasion dhe përkushtim në punën time si trajner”, ka deklaruar Bala pas përfundimit të procesit të licencimit.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Federatën e Futbollit të Kosovës, presidentin Agim Ademi dhe profesoreshën Sanije A. Krasniqi, për mbështetjen dhe kontributin në këtë rrugëtim.
Ky sukses e vendos Nexhmedin Balën një hap më afër niveleve më të larta të trajnimit profesional në futboll, duke e bërë atë një emër për t’u ndjekur me vëmendje në të ardhmen.