Një vrasje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës.
Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Poashtu, dyshohet se të dy i vrau një person tjetër që thuhet të jetë nga Komuna e Drenasit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, i dyshuari është në arrati.
Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv e kanë konfirmuar rastin vetëm si vrasje e dyfishtë.
- Advertisement -





