spot_img

Tragjedia në familjen Hasani nga Gjilani, babë e bir që u vranë dje varrosen sot

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Gjilanit ditën e djeshme.

Babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në qytet, u vranë në rrethana të dhunshme.

Dy viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë do të varrosen sot në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas namazit të ikindisë, në orën 16:40, transmeton IndeksOnline.

Familjarë, miq, e qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, për t’ua dhënë lamtumirën e fundit Selamiut dhe Edmondit dhe për të shprehur solidaritetin me familjen Hasani në këtë moment të rëndë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.

Sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë – Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22) – janë shpallur në kërkim dhe ndodhen ende në arrati.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA