Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Kadriu dhe banorët e Kopiliqit të Epërm të Skenderajt, pasi Xhem Kadriu ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e tij të punës.
I ndjeri ndërroi jetë dje, më 27 tetor 2026, duke lënë në pikëllim të thellë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 28 tetor, në orën 15:30, në lagjen Kadriu, në rrugën Muharrem Kadriu, në Kopiliq të Epërm të Skenderajt.
Ngushëllime familjes Kadriu dhe të gjithë të afërmve!





