spot_img

Tragjedi në Liqenin e Ujmanit, mbytet mërgimtari kishte ardhur për pushime në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur pasi u hodh nga ura dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Viktima është identifikuar si Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës. Sipas dëshmitarëve okularë që folën për portalin “Jepi Zë”, Latifi – i cili ishte mërgimtar dhe kishte ardhur në Kosovë para pak ditësh – është parë duke kërcyer në liqen, por fatkeqësisht nuk është kthyer më në sipërfaqe.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë Policinë e Kosovës dhe njësitet emergjente, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë operacionin për gjetjen e trupit.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA