spot_img

Tjetër vdekje e rëndë në Sankoc, ndërron jetë foshnja 1 vjet e 4 muajshe

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish fshatin Sankoc, ku një fëmijë i moshës vetëm 1 vjeç e 4 muaj ka ndërruar jetë, njofton Drenica Sot.

Lajmin e dhimbshëm e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e vajzës së tyre të dashur.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, e shtunë, më 11 prill 2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes në fshatin Sankoc.

Kjo është një tjetër humbje e rëndë për këtë komunitet, duke shtuar dhimbjen mes familjarëve, miqve dhe gjithë banorëve të zonës.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA