spot_img

Therja me thikë në Komoran, arrestohen dy të rinjtë nga fshati Nekoc

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit lidhur me rastin e therjes me thikë në Komoran të Drenasit, ku kishin mbetur të plagosur tre persona.

Sipas raportit shtesë të policisë, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dje (e enjte) dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili kishte ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 19:00, është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

IndeksOnline kishte raportuar më herët se dy të dyshuarit, me mbiemrin Muqaku nga fshati Nekoc, ishin në arrati pas sulmit të rëndë me thikë.

Nga sulmi kishin mbetur të plagosur tre persona, ndërsa njëri prej tyre, L. Shala, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Me rastin po merren organet kompetente, ndërsa dy të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA