Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një tentim vrasje në rrugë Pejë-Rozhajë. Nga një veturë e cila ishte e ndaluar ka pasur të shtëna në drejtim të viktimës i cili rastin e ka lajmëruar në Polici. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë të dyshuarin ose personat e dyshuar. Ai ose ata tash janë në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 01:25 minuta, ku raportohet për të shtëna me armë në drejtim të një automjeti në lëvizje.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.
Policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura.
Plumbat në drejtim të viktimës, sipas policisë kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë.
Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati – ndërsa njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.
Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim-vrasje.