spot_img

Të shtëna me armë në Drenas, policia konfiskon pistoletën

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, nën dyshimin për përdorim të armës në një aheng familjar.

Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 5 prill 2026, rreth orës 21:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 18 maj, rreth orës 15:00.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një dasme.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë me gaz 9 mm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA