Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar të dielën pasdite në fshatin Aqarevë të Skenderajt, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas raportit policor, pas pranimit të informacionit, njësitet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një person të dyshuar, mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të kryer, zyrtarët policorë kanë konfiskuar një armë zjarri, pistoletë, si dhe pesë fishekë.
I dyshuari është intervistuar në prani të organeve kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.





