spot_img

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, Policia: Kemi hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes në veri

spot_img

Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit.

Këtë ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri, i cili tha se me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Ai bëri të ditur se deri më tani s’ka të arrestuar e as të dyshuar.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, tha Elshani.

Lexo edhe:  Dhunë në Lipjan, burri rrah gruan pasi e zuri djalin 20-vjeçar duke pirë duhan
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x