Sot, një pasdite e veçantë u kalua në diskutime me bashkëluftëtarin e orëve të para të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Jahir Hajdarin, ish-ushtarin e UÇK-së dhe FSK-së, Fadil Prenkun, dhe kryetarin e OVL të UÇK-së në Drenas, Enver Hajdarin.
Jahir Hajdari, si bashkëveprimtar i hershëm i Adem Jasharit, mbetet simbol i rezistencës dhe guximit. Ndërsa, Fadil Prenku, me një karrierë të gjatë që nga UÇK-ja e deri në FSK, sot në pension, ka qenë dëshmitar dhe kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Jam krenar që ndaj momente me këta njerëz të cilët kanë shërbyer për Kosovën në çdo kohë. Të përbashkët e kemi Kosovën dhe asaj i detyrohemi gjithçka,” u shpreh pjesëmarrësi në këtë takim.
Ky takim ishte një rikujtim i përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të lirisë dhe përparimit të Kosovës.
#PDK #KosovaMundetMaMire #BedriHamzaKryeministër
#PetritHajdari51