Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në orët e hershme të mëngjesit janë kryer bastisje, pas sulmeve të fundit në veri që rezultuan edhe me sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
“Sot në orët e mëngjesit, në 10 lokacione në veri të Kosovës janë realizuar kontrolle, me crast, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione polciroe 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale e terroriste”, tha Svecla në një konferencë të jashtëzakonshme.
Ai thotë se këto bastisje kanë rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit, ekplozivit, përfshirë emblema e qindar unforma ushtarake. /Jepi zë
- Advertisement -