Në edicionin e 12-të të Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” që u mbajt në Deçan, Ansambli “Shqipet e Drenicës” u vlerësua me dy çmime të rëndësishme:
🏆 Çmimi “Ansambli i Kompletuar”!
🎤 Këngëtarja me perspektivë – Era Alushani!
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe pasionit për trashëgiminë kulturore, ndërsa mbështetja e Komunës së Drenasit dhe DKRS-së ka qenë kyçe në realizimin e pjesëmarrjes.
🇦🇱🇽🇰 Me krenari njoftojmë se “Shqipet e Drenicës” do ta përfaqësojnë Kosovën edhe në Festivalin në Tiranë, si dhe në festivalin ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
#Folklor #KulturaShqiptare #ShqipetEDrenicës #KosovaNëSkene #EraAlushani #Deçan2025