spot_img

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

spot_img

Ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale.

Në të dy vendimet që mbajnë nënshkrimin e gjykatësit Charles L. Smith, konkludohet se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli “mund të arratisen nga drejtësia” nëse lihen të mbrohen në liri, por që ata mund ta pengojnë mbarëvarjejen e procedurave.

“Paneli konkludon se në këtë kohë vazhdon të jetë i pamjaftueshëm informacioni para tij që justifikon konstatimin se z. Thaçi mund të arratiset nga drejtësia”, thuhet në vendim. Megjithatë, theksohet se Paneli ka konstatuar se “ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS” dhe ai mund të kryejë “krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Edhe për Veselin, Gjykata Speciale konstaton se nuk mjafton argumenti i Prokurorisë se ai “mund të arratiset nga drejtësia”.

“Megjithatë, Paneli është i bindur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten”, thuhet ndër tjerash në vendimin për Veselin.

Lexo edhe:  Vdes në moshë të re mërgimtari, Arbër Mulaku
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x