spot_img

Sot po akuzohet se organizoi vrasjen e gruas, çfarë shkruanin mediat në Suedi për Naim Murselin 18 vjeçar

spot_img

Emri i Naim Murselit është prej më të përfolurve të kohëve të fundit pasi ai është arrestuar dhe po qëndron në paraburgim si i dyshuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt. Murseli në Kosovë njihej për afërsinë e tij me Behgjet Pacollin, megjithatë s’dihej shumë për të bëmat e tij në Suedi.

Një shkrim i gazetës suedeze “Expressen” i 9 majit 2009 zbulon disa detaje interesante për jetën e Murselit si një 18 vjeçar në Uddevalla të Suedisë, i cili atë kohë vetëm zotëronte dy kompani “të suksesshme të internetit”.

“Expressen” e fillon shkrimin për Murselin me historinë e tij si një dy vjeçar që kishte shkuar në Suedi për ta operuar zemrën, ndërkohë që pas 16 vitesh ai arritur të bëhej një sipërmarrës i suksesshëm.

“Ai krijon faqe në Suedi dhe Shqipëri. Po studion në vitin e fundit në shkollë të lartë”, shkruante Gazeta suedeze më 2009.

Naim Murseli atë kohë në intervistë për “Expressen” kishte thënë se është një “person i mirë për shitje, energjetik dhe njeri që bëj kontakte shumë lehtë me njerëz”.

Në këtë tekst të “Expressen”, Naim Murseli përshkruhej si një person që kishte filluar karrierën e tij prej sipërmarrësi si shitës i telefonave në Uddevalla kur kishte qenë 15 vjeç.

“Pavarësisht moshës së re, ai është bërë një prej shitësve më të mirë të kompanisë”, shkruan Expressen.

“Unë gjithmonë kam qenë i interesuar të bëj para, në mënyrë ligjore dhe të mençur. Kur telemarketingu përfundoi, unë zbulova se interneti ishte një zgjidhje e mirë”, kishte thënë Murseli në vitin 2009.

Murseli është marrë edhe me shitjen e domeneve të faqeve të internetit dhe ka qenë në Suedi një prej shitësve më të mëdhenj.

Lexo edhe:  E rëndë: Polici Festim Kurti qëllon veten me armën e shërbimit

“Unë e kam blerë domenin e parë për 59 krona dhe e kam shtirur 3 mijë të njëjtën ditë. Më i shtrenjti kushton 200, por unë e morra për 30 mijë më vonë” kishte thënë Murseli me krenari atë kohë.

Naim Murseli ishte pyetur për volumin e madh të punës që bënte duke drejtuar dy kompani në të njëjtën kohë, dhe kishte thënë se fle vetëm tre orë në ditë. Por kishte thënë se do ta përmirësojë këtë kur të mbarojë shkollën.

“Unë fle maksimumi tre orë në ditë. Por unë do të përmirësohem, kur të mbarojë shkolla do të kujdesem të fle pak më shumë”, kishte premtuar Murseli për gazetën suedeze “Expressen”

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x