spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Xhota

spot_img
spot_img
spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Xhota, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët, të cilët kujtojnë me nderim kontributin e tij në rrugën drejt lirisë.

Blerim Xhota ishte pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, një ndër brigadat më të njohura të UÇK-së. Ai u rreshtua në krahët e luftës në ditët më të vështira të historisë së Kosovës, duke dhënë gjithçka për liri, nder dhe atdhe. Shokët e tij tregojnë se Blerimi ishte shembull i guximit dhe i vendosmërisë, një ushtar që qëndroi deri në fund besnik idealeve të UÇK-së dhe vlerave për të cilat luftuan të gjithë bashkëluftëtarët e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 20 nëntor 2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Dobroshec.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA