Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar një mobilizim dhe mbështetje e madhe qytetare për Partinë Demokratike të Kosovës në disa fshatra të Skenderajt.
Nga Turiqefci në Vajnik, nga Buroja në Kopiliq të Epërm e deri në Runik, qytetarë të shumtë kanë shprehur përkrahje për vizionin dhe angazhimin politik që, sipas tyre, i duhet vendit.
Mbështetja e shfaqur në terren është vlerësuar si e fuqishme dhe e vazhdueshme, duke reflektuar përkrahjen që partia ka në këto fshatra.
Qytetarët po rreshtohen gjithnjë e më shumë me subjektin politik që e konsiderojnë të dëshmuar në periudhat më të vështira për vendin.
Skenderaj vazhdon të shihet si një nga zonat me mbështetje të qëndrueshme dhe të fortë politike për PDK-në.
#PDK125





