Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Runik të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur armë dhe substancë e dyshuar narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 14:05, ku tek i dyshuari mashkull kosovar është zbuluar një pistoletë me një karikator me 8 fishekë, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Sipas raportit të Policisë, armët dhe lënda narkotike janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Advertisement -