Nesër pritet të mbahet një protestë gjithëpopullore, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Hamdi Shartari, një militant i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica, i cili jeton në Suedi, ka reaguar në rrjetet sociale duke i quajtur “kriminelë” të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë protestë.
“Të gjithë kriminelët nesër janë në shesh, e këto foto janë të VV-së”, ka shkruar ai në një postim të tij, duke komentuar protestën kundër Gjykatës Speciale.
Shartari njihet për gjuhën fyese ndaj subjekteve të tjera politike dhe për përkrahjen e vazhdueshme publike ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
- Advertisement -