Një 53-vjeçar shqiptar në Greqi ka sulmuar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës.
Autori raportohet se ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren, e cila ka humbur jetën.
Pas krimit ai është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë në Sindos të Selanikut dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar në spitalin Papanikolaou ku po merr trajtim mjekësor.
- Advertisement -