Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shpërndarë çanta shkollore dhe materiale përcjellëse për nxënësit e dy shkollave fillore në Banjë të Sjarinës dhe në Tupallë të Medvegjës.
Në shkollën fillore të Banjës së Sjarinës, dhuratat u shpërndanë në prani të drejtorit, z. Sinisha Stankoviç, ndërsa në shkollën fillore të Tupallës shpërndarja u bë në prani të drejtoreshës, znj. Arlinda Kadriu.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit dhe koordinimit me imamin e Banjës së Sjarinës, Ilham ef. Hasani, duke u bërë një mbështetje e rëndësishme për nxënësit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Me këtë veprimtari, Shoqata “Bereqeti” dëshmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të qenë pranë komuniteteve, duke kontribuar në arsim dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.