spot_img

“SHKRIME PËR LETËRSINË”, Libër i ri nga Gëzim Aliu

spot_img

Shkrimtari dhe studiuesi Gëzim Aliu sjell për lexuesit librin e tij më të ri “Shkrime për letërsinë”, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Sipas autorit, përmbledhja përzgjedhëse “Shkrime për letërsinë” ndërtohet sipas një shtrirjeje kohore tekstesh të shkruara e të botuara nga viti 2011 deri në vitin 2024.

“Renditja e tillë paraqet evoluimin tim analizues e interpretues të veprave letrare dhe angazhimin e kontributin për albanologjinë ndër vite. Kemi pra një kronologji shkrimesh për letërsinë që vetëm një herë ia “ngatërroj” vitin, por qëllimisht: në fund të librit kam vënë tekstin “E sotmja dhe e nesërmja e Albanologjisë”, shkruar më 2023.
Ndonëse e zbatoj kriterin kronologjik të renditjes, është një fill i dukshëm që, përveç tekstit të fundit, i lidh të gjitha shkrimet e mëposhtme për vepra të ndryshme të autorëve shqiptarë: qasja apo analiza narratologjike, shoqëruar kohe pas kohe edhe nga interpretimi e vlerësimi. Madje, edhe dy dramat që kam analizuar, i kam parë nga këndi i narratologjisë, më saktë narratologjisë transgjenerike. Përdorimin e teorisë dhe të mjeteve të narratologjisë e aplikoj edhe në shqyrtimin e një vargu poemash të kohës së realizmit socialist.
Gjithçka është rrëfim, madje disa studiues shohin rrëfim edhe në lirikë. Me të drejtë.
Edhe të shprehurit gjuhësor për gjendjet shpirtërore ku mendohet se nuk ka veprim është rrëfim njerëzor.
Le të merret kjo përmbledhje si libër i analizave narratologjike të veprave të ndryshme letrare shqiptare, por edhe si vlerësim i tyre”, thekson Aliu.

Për autorin:

Gëzim Aliu (1977) është shkrimtar, studiues i letërsisë, eseist, doktor në letërsi. Është bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Ka botuar:

Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë (studim, 2007)

Në Klubin e të shëmtuarve (roman, 2009, fitues i Çmimit Vjetor Kombëtar; ribotuar më 2019)

Libri i fundit (tregime, 2012)

Katedralja pa kryq (roman, 2014); në italisht: Cattedrale senza croce, Besa Editore, 2023

Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, retorika e tekstit dhe narracioni (monografi, 2016, fitues i Çmimit Vjetor Kombëtar)

Gostí në natën e parë të vjeshtës (roman, 2017, fitues i shpërblimit “Rexhai Surroi” për letërsi 2018; ribotuar më 2019)

Proza shqipe e viteve 1920-1944 (monografi, 2020)

Sëmundje dhe Perëndí (roman, 2023)

Për librat e tij artistikë e shkencorë janë shkruar dhjetëra recensione, kritika, punime. Vepra e tij është vlerësuar lart nga kritika dhe lexuesit.

ObserverKult

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA