spot_img

Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 milionësh

spot_img

“Ju edhe në përmendore të dëshmorëve në tendera vjedhni. Jeni hajna tipik, hajna klasik”, kjo ishte një ndër deklaratat më të bujshme të rrugëtimit politik të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës. Në atë kohë, Kurti si opozitar akuzonte me fjalët më të rënda qeveritë e atëhershme për “vjedhje edhe në përmendore të dëshmorëve”.

Vite më pas, kur pushteti mban emrin “Qeveria Kurti” me në krye Albin Kurtin, po dyshohet për shkelje në master-planin prej 3 milionë eurosh në kompleksin memorial “Adem Jashari”,shkruan Periskopi.

Duke filluar qysh prej vitit 2021, Kurti e Çeku u zotuan se do të formojnë një komision të posaqëm, për renovimin e kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Madje, premtimet ishin që në fund të dhjetorit të vitit 2021 do të fillonin punimet në Prekaz.

Kështu kishte bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e tretë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Megjithatë, do të kalonin edhe pothuajse dy vite të tjerapër t’u marrë hapa të ardhshëm në këtë drejtim.

Para 8 muajve, ministri Hajrullah Çeku, përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, thuhej në njoftimin e ministrit Hajrulla Çeku.

Lexo edhe:  E duam Italinë si Kosovën/ Historia e vëllëzërve Thaqi nga Komorani i Drenasit pushton mediat italiane

Afati i fundit për dorëzim ishte data 07.07.2023

Periskopi ka gjetur se në këtë konkurs kanë ofertuar tre Operator Ekonomik; Polis University, ASArchitects stp-slr, Metro_Polis, SA Corporate Advisory L.L.C

Por jo gjithçka, siç ishin fjalët e premtimet e kryeministrit Kurti për rëndësinë dhe seriozitetin që ka kompleksi Memorial Adem Jashari po shkojnë siç duhet. Akuzat e rënda që bënte në Kuvendin e Kosovës ndaj qeverive të kaluara për “vjedhje e shkelje” nëpër tendera, po  hasen edhe në kohën kur po i njëjti u zotua se do t’i merrte vetë përsipër punimet në Prekaz.

Kjo ngase, Organi Shqyrtues i Prokurimit [OSHP] ka pezulluar procedurën e prokurimit për master-planin e kompleksit memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Shkak i pezullimit është ankesa e një kompanie ku pretendon se në procedurë kanë ndodhur disa shkelje.

Çka po ndodh saktësisht?

Pamjet e mëposhtme të siguruara nga “ATV” janë pamjet e master-planit të kompleksit memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, i projektuar nga Instituti për Shkencë dhe Teknologji, në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare, e që nuk u zgjodh fitues.

Vendimi i  MKRS-së

Andaj kompania u ankua dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, pezulloi procedurën e prokurimit. Përfaqësuesi i konsorciumit, Ismajl Baftjari, thotë se në procedurë ndodhën disa shkelje.

Andaj, mbi bazën e të sipër përmendurave, Organit Shqyrtues të Prokurimit i propozojmë që të marrë këtë:

VENDIM

APROVOHET si e bazuar Ankesa e paraqitur nga grupi i OE me shifrën 1111.

OBLIGOHET Autoriteti Kontraktues Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që lëndën ta kthej në Rivlerësim të ofertave dhe pas rivlerësimit shifra 1111 të vlerësohet në mënyrë të drejtë, ndërsa  OE me shifrën 2606 dhe OE Polis të shpallen administrativisht të papërgjegjshëm.

“Shkeljet kryesore janë ligjore. Konkursi është me shifër me qëllim të trajtimit të barabartë. Një prej operatorëve e ka publiku emrin e vet. Për çudi tone komisioni vlerësues në mënyrë të kundërligjshme i vendos një kod operatorit që ka zbulu emrin e vetë dhe vazhdon procedurat e vlerësimit në mënyrë normale. Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe procedurave tona
Ndërkohë, kompania humbëse vazhdon të shpresojë që OSHP-ja do të marrë vendim pozitiv e të jetësohet master-plani i tyre. Pretendimet tona janë lehtësisht të verifikueshme, andaj presim vendim të OSHP-së…”, tha Ismajl Baftjari nga INSI për ATV.

Lexo edhe:  Dënohet për herë të dytë radhazi për vjedhje të votave ish këshilltari i Faton Pecit, Enis Osmani (Dokument)

Ministria e Kulturës nuk përgjigjet lidhur me pretendimet e kësaj kompanie.

Në një deklarim televiziv, ministri Hajrullah Çeku thoshte se është në dijeni të procedurës, por nuk shtonte diçka më shumë…

Ka përfundu konkursi ndërkombëtar. Kanë konkuru 3 kompani. Juria e ka zgjedhë projektin më të mirë. Aktualisht operatori që nuk ka fitu, ka bërë ankesë fillimisht në ministri, pastaj në OSHP. Ne duhet të presim deri në vendim të këtij organi”, thoshte Çeku.

Kujtojmë se projekti për kompleksin memorial “Adem Jashari”, udhëhiqet nga komiteti ndërministror në udhëheqje të të cilit është vetë kryeministri Albin Kurti. Pjesë e komitetit ndërministror janë gjithashtu: Hajrullah Çeku, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati, anëtarë i komitetit përfaqësues nga familja Jashari, Bekim Jashari, anëtarë nga Agjencia e Menaxhimit të Memorialeve, përfaqësueses nga shoqata e arkitektëve dhe nga shoqata e luftës.

Ndryshe, siç specifikohet edhe në Ligj; ” “Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë Kombin Shqiptar”

Kompleksi memorial “Adem Jashari”, që nga paslufta është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të familjes Jashari.
Përveç qytetarëve, Prekazin e vizitojnë shpesh edhe personalitete të shumta nga jeta publike qoftë shqiptare, qoftë ndërkombëtare. Shumë prej tyre kanë lënë shënime në librin e përshtypjeve. Por ai që mbahet mend është shënimi i francezit Bernard Kushner, i cili thotë: “Po të kishte çmim nobel për liri, me siguri se do t’i takonte familjes Jashari”.

Më 5 mars 1998 policia dhe ushtria serbe kishte rrethuar kullën dhe objektet tjera të Jasharajve. Si edhe në rrethimet e para, Jasharajt kishin refuzuar të dorëzoheshin, çka do të çonte në luftime të mëdha për tri ditë rresht.

Lexo edhe:  Skenderaj: Gruaja denoncon burrin në polici, i shkaktontë dhunë psikike

72 orë kishin zgjatur luftimet mes një ushtrie dhe një familje.

Në fund, vdiqën 59 persona, 55 nga familja e njëjtë në krye me Adem Jasharin, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Periskopi/Enis Rrustemi/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x