Së fundmi kemi shkruar për thonjtë që kanë “thyer” internetin dhe tani është radha e një fotoje të bëjë të njëjtën gjë.
Fillimisht u publikua në Reddit, ku çmendi përdoruesit, para se të “përhapej” në rrjetin global dhe të bëhej një hit absolut!
Pyetja është – a shihni një liqen në foto?
Duket e thjeshtë, apo jo? Dhe ne ju këshillojmë që të përqendroheni mirë përpara se të jepni përgjigjen tuaj.
E dimë që shihni një pemë, një lëndinë, madje edhe një varkë në ujë? Kemi të drejtë?
Nëse përgjigja është po, duhet të themi se e keni gabim, sepse në foto nuk ka liqen, në fakt nuk ka as edhe një pikë ujë, sepse bëhet fjalë për më të zakonshmin – një mur.
Ky iluzion optik, si shumë të tjerë, do t’ju “tjerrë” trurin dhe në bazë të numrit të komenteve në Reddit, mund të përfundojmë se ka mashtruar një numër të madh përdoruesish.