spot_img

Shala viziton një fermë të suksesshme: Ndërmarrësit e kësaj lëmie kanë nevojë për mbështetjen e shtetit

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, se ka vizituar fermerin Burim Bujupi nga Arllati.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se prodhimet vendore të mishit dhe vezëve të pulave janë një ushqim i sigurt dhe bio në tregun tonë.

“Burimi është punëtor i madh, i palodhshëm në angazhimin e tij për rritjen e cilësisë së produkteve vendore dhe mbi të gjitha ai është një burrë i ndershëm dhe i kujdesshëm për komunitetin”, ka shkruar ai.

Shala është zotuar se me kryeministrin Bedri Hamza mbështjetja e bizneseve është prioritet i qeverisjes.

“Por, Burimi dhe ndërmarrësit e tjerë që merren me këtë biznes kanë nevojë për mbrojtjen dhe përkrahjen e shtetit. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe mbështetja për këto biznese do të jetë prioritet i qeverisjes së tij, siç është potencuar edhe në programin qeverisës të tij”, tha ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Lajmi i fundit
LAJME TJERA