Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatime Shala ka njoftuar se ka takuar veteranët dhe figurat e shquara të UÇK-së, si Alush Agushi, Nasim Haradinaj, Jakup Nura, Valon Grabovci, Driton Lajçi, Muhamet Haliti, Nait Hasani dhe babi im i çmuar, Avni Shala.
Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se përulësi dhe respekt të thellë për sakrificën dhe kontributin e tyre të paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë
“Falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj vlerave kombëtare dhe për kujdesin ndaj të kaluarës sonë heroike. Angazhimi dhe përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara këto vlera më japin kurajë dhe motivim për të vazhduar me krenari në rrugën tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo.
Fatime Shala në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 93./Ballkani.info/
Postimi i plotë: