spot_img

Shala nga shtëpia ku u masakruan 53 civilë: Dora e zezë e këtij krimi nuk kurseu as fëmijët në djep

spot_img
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ndezur qirinjë në Paklek të Drenasit, aty ku në vitin 1999 u masakruan e dogjën 53 civilë të pafajshëm. “Në shtëpinë muze “Masakra e Poklekut” edhe muret flasin, duke treguar për dhimbjen e madhe dhe mallin e pashuar për ata që na i morën me dhunë, ka shkruar Shala. “Nuk u mjaftuan me masakrimin e 53 fshatarëve të Poklekut të Vjetër, anëtarë të familjeve Muçolli, Çaraku dhe Elshani, por, në përpjekje për të fshehur krimin e tyre, dogjën kufomat e viktimave. Dora e zezë e këtij krimi nuk kurseu as fëmijët në djep, as pleqtë që nuk mund të ecnin më”, ka thënë tutje Shala. Postimi i plotë:
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA