spot_img

Selim Pacolli viziton fabriken vendore të mobileve: Do ju sigurojmë mbështetjen e duhur bizneseve vendore

spot_img

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli së bashku me kandidatin tjetër të kësaj liste, Meriton Korenica kanë vizituar biznesin “Loni Dekor” që është një fabrikë e moblieve e suksesshme vendore.

Pacolli ka thënë se fokusi i tyre do të jetë mbështetja e bizneseve vendore, derisa tha se kanë marrë mbështetje nga pronari i biznesit dhe punëtorët e tij në kauzën e Koalicionit për Familjen, shkruan Ballkani.info.

“Së bashku me kandidatin për deputet z.  Visar Korenica, vizituam fabrikën e mobileve në Mitrovicë, ku takuam punëtorët e “Loni Dekor”. Pronari i fabrikës, Faton Hyseni, së bashku me punëtorët e tij, shprehën vullnetin e tyre për mbrojtjen e familjes, si dhe ndanë brengat dhe problemet e tyre biznesore. Ne premtuam  #përfamiljen që fokusi ynë do të jenë bizneset, për t’u siguruar që ato të kenë mbështetje të duhur”, ka shkruar numri 2 i listës Familja.

Postimi i plotë:

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA