spot_img

Selim Pacolli: Nuk do të lejojmë të cenohet familja tradicionale

spot_img

Koalicioni “Lista për Familjen” ka mbajtur fushatë elektorale në Ferizaj.

Kandidati për deputet nga ky koalicion , Selim Pacolli kauza e tyre është duke marrë mbështetje dhe mbrojtje çdo ditë e më shumë.

Ai u zotua që nuk do të lëjojnë që të cenohet e drejta e fëmijëve, vlerat dhe familja tradicionale.

Pacolli përmendi edhe gjobat që po i merr ky koalicion nga PZAP duke thënë se me këto gjoba po tentojnë “t’ua mbyllin gojën”.

“Po gjobitemi për të vetmin qëllim, që të na mbyllet goja. Ne nuk do ta mbyllim gojën, ne do të flasim dhe ne çdo ditë do të qëndrojmë mprapa mendimeve tona dhe qëndrimeve tona se vetëm kur e kemi një familje të shëndoshë ne mund të kemi një shtet të shëndoshë. Kur e kemi një shtet të shëndoshë, kemi një shtet të fortë dhe një komb të shëndoshë dhe këtu është motivi ynë që n amban gjallë çdo ditë dhe na jep kurajo çdo ditë.”, u shpreh ai.

Mes të tjerash ai u shpreh se nuk do të lejojnë të shkelet e drejta ligjore e cila njeh vetëm dy gjibni.

“Aq sa ka të drejtë dikush të mbrojë kauzat e veta aq kemi ne të drejtë ta mbrojmë kauzën tonë se nuk do të lejojmë asnjëherë të shkelen të drejtën ligjore dhe të shkelim të drjetën hyjnore që e ka kriju vetë Perëndija që i njohim ligjërisht vetëm dy gjini dhe në këtë mënyrë ne do të shkojmë përpara.”, theksoi kandidati për deputet.

Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për Koalicionin për Familjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA