spot_img

Selim Pacolli: Në zgjedhjet e kaluara binda vetën që ndoshta më mirë të ndryshonte diçka, por edhe unë si çdo qytetar jam zhgënjyer

spot_img

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli (2) i ftuar në DTV ka folur rreth qeverisjës së Albin Kurtit, duke pranuar se ka pas interesim të shoh një qeveri të re në Kosovë.

Mirëpo, sipas Pacollit, ajo çka u proklamua si frymë e ndryshimit, nuk doli të jetë e tillë, ngase jo vetëm ai por shumë qytetarë të Kosovës, ndjehen të zhgënjyer me 4 vjeçarin e Kurtit, shkruan Ballkani.info.

“Në zgjedhjet e kaluara binda vetën qe ndryshimi i duhej Kosovës, mirëpo na zhgënjyen, nuk ka ndryshuar asgjë në të gjitha sferat, me theks të veçantë investime kapitale, humbja e investitorëve të huaj, humbja e besimit të tyre, ndalimi i zhvillimit të infrastrukturës, mund të them se në të gjitha dikasteret, nuk kemi bërë asnjë hap para”, arsyetoi zhgënjimin e tij, Pacolli.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA