spot_img
spot_img

Selim Pacolli: Me ne, ndërpritet paraqitja e detyrueshme e pensionistëve për të vërtetuar se janë gjallë

spot_img
spot_img
spot_img

Anëtari i Listës për Familje, Selim Pacolli ka marr pjesë në një tubim në Podujevë.

Para të pranishmëve, Selimi u ka shprehur mirënjohje llapjanëve për organizimin gjatë luftës teksa ka shprehur shqetësimin për veteranët të cilët nuk mund të kenë një kontratë pune, raporton Arbresh.info

“Llapjanët kanë ditur që të organizohen dhe rreshtohen në formimin e UÇK-së, dhe bijtë më të mirë të këtij kombi ishin ata që i thanë stop qarkullimit të forcave serbe. Për këtë Llapi meriton një respekt. Një mbështetje financiare për veteranët ju pamundëson të kenë një kontratë punë dhe duhet që në ditët e para të zgjidhin këtë obligim për këtë kategori të shoqërisë”, tha Pacolli.

Po ashtu, Pacolli tha se me Listën për Familje do të ndërpritet detyrimi për pensionistët që të paraqiten çdo gjashtë muaj në komunë për të vërtetuar se janë gjallë.

“Gjendja e pensionistëve janë kategoria më e çmuar e shoqërisë duke e ditur se ata janë prindërit tanë, ata janë të cilët po tentohen të u fshihet emri babë dhe nënë dhe tu shndërrohen në numra. Por jo ata janë babë dhe nanë. Paraqitja çdo gjashtë muaj se ata janë gjallë do të ndërpritet.”, tha ndër të tjera ai.

Teksa përmendi premtimet e parealizuara të qeverisë së tanishme, Pacolli garantoi se premtimet që ai bën do të realizohen brenda mandatit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA