Kandidati për deputet i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli ka folur në tubimin e kësaj force politike në Gjakovë.
Ai ka thënë se trungu i shëndoshë i familjes është alternative e vetme që ata njohin, derisa është shprehur se Trump dje i dha vulën kauzës së tyre të drejt.
“Një nga vlerat kryesore që na bashkon është edhe mbrojtja në thelb e familjes, dhe ne e dijmë mirë se sa e rëndësishmë është familja në jetën e cdonjërit, dhe se ky është themeli kryesor për një shoqëri të shëndoshë, ajo se cka ne më së shumti na bashkon është familja dhe vlerat e saj tradicionale, ku dihet qartë në vi vertikale se kush është trungu familjar dhe si duhet të funksionojë familja, e këtë më së miri na dëshmoi presidenti i sapozgjedhur i ShBA-ve, Donald Trump”, ka thënë numri 2 i Koalicionit për Familjen.