Me një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim, Sejdi Hoxha ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Petrit Hajdari, në garën për udhëheqjen e komunës së Drenasit.
“Nuk është koha për ndasi, por për bashkim. Unë zgjedh unitetin. Zgjedh qytetarët, PDK-në dhe Drenasin tonë,” është shprehur Hoxha, duke theksuar se gara politike duhet të jetë mbi interesat personale dhe të fokusohet në përgjegjësi, përkushtim dhe shembull pozitiv.
Ai ka theksuar se klima e bashkimit që ndërtohet sot, do të jetë trashëgimi për brezat që vijnë, ndërsa ka përsëritur angazhimin e tij të palëkundur për t’i shërbyer Drenasit dhe qytetarëve të tij me vullnet dhe maturi.
“Drenasin e kam në zemër dhe gjithmonë do të jem aty ku ai ka nevojë për mua,” përfundon mesazhin e tij Sejdi Hoxha, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në këtë fazë të rëndësishme për të ardhmen e komunës.