spot_img

SBAShK-u: Ministrja Nagavci po tenton përçarjen e sindikatës

spot_img
spot_img
spot_img

SBASHK-u ka kritikuar Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, se po mundohet ta përçan këtë sindikatë.

Përmes një deklarate për medie, ku mësimdhënësit dhe nxënësit urohen për fillimin e vitit shkollor, kjo sindikatë i ka bërë thirrje ministres Ngavci që t`i ndal tendencat për përçarjen e mësimdhënësve.

Zonja Nagavci me tendencën për të krijuar përçarje deklarohet se ky vendimi i ri për tekstet shkollore qenka edhe në shërbim të mësimdhënësve. Ajo, mbase ka menduar se kështu i kursen nga lodhja e ndarjes se teksteve shkollore për nxënësit e tyre, por ata nuk e duan këtë kujdes sepse me kënaqësi e të lumtur e kanë kryer këtë veprim duke i parë të gëzuar nxënësit për tekstet e reja shkollore. Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash pse punëtorët e arsimit kishin qëndruar arsyeshëm në grevë”, është thënë në deklaratën e SBAShK-ut.

Më tej, thuhet se kjo sindikatë nuk do të shuhet asnjëherë.

Anëtare e anëtarë të SBASHK-ut Ministrja Nagavci, në vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson Jasharaj. Ajo, si duket, ka besuar se do të jep rezultate plani i saj dhe i ministrit Murati se duke krijuar pengesa, që nuk ndodhin në as një vend demokratik të botës, punëtorët e arsimit nuk do të regjistrohen si sindikalistë në e-Kosova dhe kështu do të shuhet SBASHK-u. Por, Nagavcit nuk ia paskan treguar lajmin se SBASHK-u nuk u shua, por vazhdon rrugëtimin me unitet të plotë e me shumë angazhime në shërbim të arsimit dhe do ta ngrit zërin në emër të anëtarësisë”, është thënë në deklaratë.

Sindikata ka bërë me dije se Jasharaj përfaqëson mijëra e mijëra anëtare e anëtarë të SBASHK-ut që nga çerdhet e deri në universitete.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA