Kandidati për deputet nga PDK-ja, njëherit deputet i legjislaturës aktuale, Ferat Shala mori konfirmimin për vazhdimin e besimit nga Sankoci, Fushtica e Zabeli i Epërm.
“Sankoci dhe Fushtica e Epërme gjithë entuziazëm dhe mobilizim të paparë për fitoren e madhe të 9 shkurtit. Për Kosovën që meriton dhe mundet më mirë”, ka thënë Shala.
“Fryma e fitores ndjehet edhe në Zabelin e Epërm. Te të gjithë pashë besimin se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar ai.
- Advertisement -