Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Arben Haliti dhe Xhemshir Islami, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, së bashku me Komandantin e Brigadës 112 “Arben Haliti”, Jetullah Geci, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast u kujtua me respekt dëshmori i parë i Brigadës 112 të Zonës Operative të Drenicës, Arben Haliti, emrin e të cilit e mbante kjo brigadë. Ai ishte ndër luftëtarët e parë që iu përgjigj thirrjes së atdheut në kohët më të vështira për vendin, duke u bërë simbol i guximit dhe vendosmërisë për lirinë e Kosovës. Arben Haliti ra heroikisht më 21 maj 1998 në luftime të drejtpërdrejta me forcat armike.
Po ashtu, u nderua edhe dëshmori Xhemshir Islami nga Mikushnica, i cili ra në këtë datë gjatë luftimeve heroike në Koshare, duke dhënë jetën për çlirimin e Kosovës.
“Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli mbi të cilin qëndron liria jonë sot. Lavdi e përjetshme!”, thuhet në mesazhin përkujtimor.





