Sot, Sami Lushtaku është nderuar me mirënjohje nga Shoqata “Skënderbej” e veteranëve shqiptarë në Amerikë. Mirënjohja iu dorëzua nga bashkëluftëtarët Astrit Huskaj, kryetar i OVL-së së UÇK-së në Amerikë, dhe Naser Morina – Bardheci.
Në fjalën e tij, Lushtaku tha se kjo mirënjohje ka një domethënie të veçantë, pasi vjen nga njerëz me të cilët ka ndarë idealin e luftës për liri dhe dinjitet kombëtar. Ai falënderoi nga zemra për respektin dhe përkushtimin që vazhdojnë të tregojnë ndaj Kosovës.

- Advertisement -





