Dje në mesditë ka ndodhur një rrahje masive midis dy grupeve në Malishevë. Tetë persona janë arrestuar pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre.
Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
- Advertisement -