spot_img

Rivarrosen eshtrat e 9-vjeçarit nga Prekazi që ishte zhdukur gjatë luftës

spot_img
spot_img
spot_img

Ka përfunduar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Rivarrimi i eshtrave të 9-vjecarit është bërë në Prekaz të Skenderajt.

Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Sinan Dauti ishte vetëm 9 vjeç kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999.

Dy ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin e Mitrovicës.

Gjyshja e tij e kishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës për shërim.

Nga ky koment familja e tij nuk kishte pasur më asnjë informacion për fatin e tij.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA