spot_img

Rehabilitohet segmenti i rrugës nga Klina e Epërme në drejtim të Skenderajt, Basha publikon pamje

spot_img
spot_img
spot_img

Ministri i Infrastrukturës, Diamal Basha, ka njoftuar se ka nisur rehabilitimi i segmentit të rrugës rajonale R102, nga Klina e Epërme në drejtim të Skenderajt.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se kjo rrugë kishte dëmtime të shumta dhe se pas marrjes së detyrës ishte hartuar projekti për rehabilitimin e saj.

Sipas tij, punimet në këtë segment synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

“Mirëmëngjesi! Rruga rajonale në segmentin Klinë e Epërme në drejtim të Skenderajt (R102) kishte dëmtime të shumta. Me të marrë detyrën, kemi hartuar projektin për rehabilitimin e saj. Sot ky segment po rehabilitohet, gjë që do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë qarkullimin për qytetarët. Po vazhdojmë me projekte gjithandej Kosovës, për infrastrukturë më të mirë dhe rrugë më të sigurta!”, ka shkruar Basha.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA