Një ngjarje tejet e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në rajonin e Drenicës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare dyshohet se është bërë viktimë e dhunimit seksual nga një 25-vjeçar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht detaje rrëqethëse nga ky rast, që nga momenti i denoncimit e deri te vënia në pranga e të dyshuarit.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë (i lindur në vitin 2001), ndërsa viktima është e mitura (e lindur në vitin 2010).
Sipas dëshmisë së babait të vajzës, i cili ka denoncuar rastin në Polici, 25-vjeçari e ka dërguar vajzën e tij në banesën e vet në Fushë Kosovë.
Aty dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin seksual me të miturën, duke konsumuar kështu veprën penale të dhunimit seksual.
Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari kishte planifikuar ta takonte dhe ta merrte sërish vajzën 15-vjeçare. Më datë 10 qershor 2026, ai ishte nisur sërish drejt saj, por plani i tij u dështua nga ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve policore.
Pas arrestimit, Policia ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat hetimorë. Prindi (ankuesi) dhe vajza e mitur janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policor në mëngjes për të dhënë deklaratat e tyre përpara Njësisë së Hetimeve Rajonale.
Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Ky rast është në hetim e sipër. Gazeta Sinjali do të vijojë t’ju mbajë në dijeni me çdo detaj të ri.





