spot_img
spot_img

Ramiz Lladrovci i jep mbështetje Aurora Berishës, kandidate e PDK-së për deputete

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dhënë mbështetje kandidates së PDK-së për deputete, Aurora Berisha.

“Znj. Aurora Berisha, është kandidate e PDK-së nga Drenasi, me numrin 68, meriton të jetë zë i interesit qytetar të komunës tonë, në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka përvojë të gjatë në menaxhim, financa dhe kontabilitet. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin “Hasan Prishtina”, ku është diplomuar në fushën e Menaxhimit dhe Teknologjisë, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në të njëjtën drejtim. Gjatë karrierës së saj, ajo ka fituar titujt si Auditor i Brendshëm i Certifikuar (CIA) dhe tituj të tjerë në fushën e financave”, ka shkruar Lladrovci.

Aktualisht, Aurora ushtron detyrën e Drejtoreshës Ekzekutive në ndërmarrjen publike komunale “Stacioni i Autobusëve” NPL në Drenas, si dhe mban pozitën e Auditorit të Brendshëm në Koscode Sh.P.K.

Ajo gjithashtu është konsulente në organizatën joqeveritare AËO, ku ndihmon klientët në planifikimin financiar, rikthimin në tregun e punës dhe zbatimin e planeve për biznese të reja.

Në të kaluarën, Aurora ka ushtruar përgjegjësi të larta në vende të ndryshme si Drejtoreshë e Drejtorisë së Inspeksionit në Drenas, Zyrtare e Lartë për Marketing dhe Komunikim në Solaborate LLC, si dhe Analiste e Raportimit të të Dhënave në TEB Sh.A.

Me një përvojë të pasur në analiza financiare, raportim dhe menaxhim strategjik, Aurora vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin e organizatave ku punon. Aurora është nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas.

Vota për Aurorën, do të jetë votë për zërin e sinqertë në Kuvend, përfaqësim i interesit qytetar dhe nacional si dhe vlerësim për kompetencën dhe përvojën e saj profesionale për Kosovën ma mirë!

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA