spot_img
spot_img

Punëtori dy ditore për “Promovimi i Vlerave Humane” në Kosovë!

spot_img
spot_img
spot_img

Kryqi i Kuq i Kosovës, organizoi një trajnim dy-ditor për Desiminatorë, si pjesë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH).

Ky projekt, tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë, është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna, duke përfshirë Prishtinën, Vushtrrinë, Fushë Kosovën, Podujevën, Obiliqin, Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Shtimen, Drenasin dhe Malishevën.

Qëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.

– Përfitimet për të rinjtë:

– Mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese.

-Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

– Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme.

– Certifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre.

Trajnimi i fundit për Desiminatorë përfshiu pjesëmarrës nga 15 shkolla të mesme në komunat e lartpërmendura.
Komuna e Drenasit përfaqësohet nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me dy desiminatoret Psikologen Ganimete Gjokaj dhe profesori Nuhi Nika të përzgjedhur nga DKA në bashkëpunim me shkollen dhe degën e Kryqit të Kuq në Drenas
Kryqi i Kuq i Kosovës falënderon mësimdhënësit vullnetarë për prezencën dhe kontributin e tyre të vlefshëm në realizimin e këtij projekti.

Ky projekt mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA