spot_img

Punë e shkëlqyer nga veterinari Kreshnik Zogaj, i cili e mjekon një Qen endacak të cilit i ishte vendosur një litar në qafë

spot_img
spot_img
spot_img

Një histori emocionuese ka ndodhur në qytetin tonë, ku veterani i njohur, Dr. Kreshnik Zogaj, ka bërë një punë të shkëlqyer duke shëruar një qen endacak të cilit i ishte vendosur një litar në qafë. Ky veprim ka bërë të mundur shërimin e qenit të braktisur.

Qeni ishte gjetur në një gjendje të tmerrshme nga Shkelzen Rama banor i fshatit Sankoc, i cili menjëher ka telefonuar veterinarin i cili menjëher i është përgjigjur kësaj thirrje. Në momentin e gjetjes së qenit ai kishte një litar të fortë të vendosur rreth qafës, që i shkaktoi dhimbje të tmerrshme dhe i kufizonte lëvizjet. Situata e tij ishte e rëndë, dhe tani ka filluar të normalizohet.

Dr. Zogaj mori përgjegjësinë për të trajtuar qenin dhe mjete vetanake u kujdes për çdo gjë që kishte nëvoj qeni. Pas një pune të gjatë dhe të palodhshme, litarin e vendosur në qafën e qenit u hiq dhe u rehabilitua me sukses.

Në një prononcim Zogaj u shpreh:

“Qenia e kafshëve dhe shëndeti i tyre është një detyrë e rëndësishme për ne si veterinarë. Jam i angazhuar për të shërbyer dhe mbrojtur kafshët në çdo mënyrë të mundshme”, tha Dr. Zogaj.

Historitë si kjo na bëjnë të kuptojmë rëndësinë e ndihmës dhe kujdesit për kafshët që na rrethojnë. Dr. Kreshnik Zogaj është një shembull frymëzues për të gjithë ne, duke na treguar se me përkushtim dhe angazhim, mund të ndryshojmë jetët e kafshëve të sëmura dhe të ndihmojmë në krijimin e një botë më të mirë për ta.

VIDEO

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA