Profesori i njohur, Gani Bajraktari ka vlerësuar lartë kandidatin e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Prof.ass.Dr. Bashkim Gllarevën.
Ai ka theksuar faktin se Gllareva është i brumosur që në fillimet e veta për të qenë njeriu që është sot, duke aluduar në rrënjët atdhetare dhe kulturore, duke ditur se 59-shi i PDK-së, është nipi i heroit të flamurit, Fazli Greiçevci dhe tezaku i poetit Ymer Elshani, shkruan DrenicaSot.







