Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Nika ka takuar kategoritë e dala nga lufta, për të cilët ka përzgjedhur fjalët më të mira.
“Sot pata nderin të takoja veteranët, të cilët janë shtylla e lirisë së Kosovës. Falë sakrificës së dëshmorëve dhe familjeve të martirëve, historia e Kosovës qëndron e fortë, edhe pse shpesh ballafaqohet me padrejtësi. Veteranët mbajnë mbi supe peshën e rëndë, por krenare, të historisë sonë”, ka shkruar Nika.
“Veteranët e UÇK-së meritojnë respekt dhe trajtim që ruan dinjitetin e tyre. Ne duhet të sigurojmë që mbështetja për ta të jetë e drejtë, e rregulluar me ligjet e Kosovës dhe drejt një jete të sigurt dhe dinjitoze”, tha tutje nr. 96 i PDK-së.
Postimi i plotë: